Porsche njofton se modelet e ardhshme GT nuk do të elektrifikohen

ardita 0

Divizioni GT Porsche është përgjegjës për modelet Porsche 911 GT3, GT3 RS dhe 718 Cayman GT4. Shefi i departamentit Andreas Preuninger gjatë një interviste për ‘Autocar’ tha se ekipi nuk ka ndërmend të elektrifikojë versionet që prodhon.

“Ka ide që të shikojmë në atë drejtim për veturat normale sportive, por jo për modelet GT”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se kompania padyshim që do të prodhojë modele hibride e tërësisht elektrike për versionet e tjera.

Në muajin shtator do të bëjë debutimin zyrtar modeli elektrik Taycan dhe do të jetë nëpër dyqanet e Europës para fundit të vitit. Amerikanët duhet të presin deri në 2020 kur modeli do të jetë në shitje.