Porsche nxjerr disa detaje të reja rreth ndërtimit të modelit elektrik Taycan

ardita 0

Porsche po përgatitet për prodhimin e modelit të parë elektrik të quajtur Taycan dhe është duke bërë një sërë veprimesh për të hedhur një hap të sigurtë drejt prodhimit të makinave elektrike.

Kompania gjermane ka investuar 6 miliardë euro në këtë sektor duke punësuar 1200 punëtorë të ri në fabrikën kryesore. I gjithë proçesi i prodhimit të pjesëve dhe ndërtimit të makinave elektrike nuk do të jetë i dëmshëm për natyrën sepse qëllimi i Porsche është që puna në fabrikë të mos ketë fare ndikim në natyrë.

Porsche gjithashtu deklaroi se jo të 1200 punëtorët do të merren me ndërtimin e makinës Taycan, një pjesë do të merret me ndërtimin e makinave sportive si gjenerata e re e modelit 911.

Porsche gjithashtu tha se ka zhvilluar disa bateri që nuk janë parë më parë në treg. Sipas kompanisë gjermane me këto bateri ju vetëm me një karikim prej 4 minutash mund të udhëtoni rreth 100 km.

This post is also available in: English