Porsche Project Gold shitet për 3 milion dollarë për vetëm 10 minuta

ardita 0

Porsche 993 është një model makine i së shkuarës por ky Porsche Project Gold është i vetmi i ndërtuar që pas mbylljes së ndërtimit të këtij modeli dhe zëvendësimit të tij me modelin 911 rreth 20 vite më parë.

Kjo makinë u shit në ankandin e 70 vjetorit të komapnisë Porsche në vetëm 10 minuta. Çmimi më i lartë ishte ai i 3 milion dollarëve.  Këto para nuk do të shkojnë në financat e kompanisë, por do të shkojnë në një organizatë jo-fitimprurëse për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Kompanisë ju deshën 18 muaj për ta ndërtuar makinën dhe motorrin i cili prodhon deri në 450 kuajfuqi. Kjo makinë nuk mund të përdoret për të udhëtuar në rrugë të paktën jo në Europë për shkak se shkel ligjet e emetimit të gazeve dhe zhurmës së lartë.

This post is also available in: English