Porsche Taycan rivalizon Tesla-n, karikon baterinë në vetëm 15 minuta

ardita 0

Klaus Zellner kreu i Porsche për Amerikën Veriore deklaroi se Porsche Taycan i ardhshëm do të pajiset me sistemin ultra-fast charging e cila do të karikojë baterinë e makinës nga 0-80% në vetëm 15 minuta.

Megjithatë kjo varet edhe nga infrastruktura për makinat elektrike që po ndërtohet, por nëse gjithçka shkon si duhet kjo do të thotë që karikimi i makinës së ardhshme Taycan do të jetë 50% më i shpejtë se ai i një Tesla dhe ndoshta shumë më i shpejtë se ai i makinave të tjera.

Vetëm koha do ta tregojë nëse bateritë do të jenë aq të forta sa ta përballojnë një shpejtësi karikimi të tillë. Porsche po planifikon ta bëjë këtë sepse edhe makinat që mund të përshkojnë distance të gjata nuk mund t’i përshkojnë ato me shpejtësi të madhe për një kohë të gjatë.

Ky lloj sistemi do t’i ndihmonte shoferët që ato të mos presin gjatë për tu karikuar makina.