Porsche zyrtarizon emrin e makinës së re elektrike për vitin 2019 – Shikoni si ngjan

Mariglen 0

“Porsche Taycan” është emëruar makina e re elektrike që Porsche ka njoftuar se fundmi. Taycan padyshim që është modeli më radikal I kompanisë në historinë e saj 87 vjeçare – duke u bërë makina e parë elektrike e kësaj marke.


Sipas asaj që Porsche njofton, Taycan është një fjalë e marrë nga një dialekt lindor dhe shqiptohet “tie-can”. Ajo përkthehet “Kale I Ri I Gjallë’’ dhe I referohet kalit që është simboli I Porsche që nga viti 1952.

Sinjali i parë i Porsche që do të ndërtonte një makinë elektrike erdhi në vitin 2015, ku tregoi konceptin “Mission E” në Frankfurt Motor Show. Ky model i ri “Porsche Taycan”  do të dali në treg në fillim të vitit 2019, dhe do të jete në shitje për klientet që e dëshirojnë më vonë po në të njëjtin vit.

Specifikat, çmimi dhe data e laçnimit:

Prototipet e makinës elektrike Taycan kanë kaluar testime të ndryshme për muaj të tëre. Edhe pse Taycan ka një ngjashmëri me versionin Panamera, rivali i saj Tesla Model S do të jetë më kompakte dhe më e lirë.


Çmimet e makinave të para do të variojnë midis  £60,000 dhe  £70,000, që nënkupton se do të mbajë vetëm një çmim të vogël më shumë mbi rivalët e tyre kryesorë.

Objektivi i Porsche Taycan është që të arrijnë deri në 300 milje në një karikim të vetëm dhe kompania Porsche thotë se sistemi i tyre 800 volt mund të mbulojë deri në 62 milje me një karikim prej 4 minutash.

This post is also available in: English