Premiera e Markës së re CUPRA

Admin 0

 

Marka CUPRA është një projekt i rëndësishëm për SEAT-in dhe presidentin e saj, Italianin Luca De Meo, i cili plotë krenari prezantoi markën e re të makinave sportive në pistën Terramar në Barcelonë.

Brenda 2018, SEAT do të lançojë Leon CUPRA R ST e ri që është versioni më i  avancuar i SEAT Leon CUPRA R. Ky i fundit do të fuqizohet nga një motorr 2 litërsh TSI me 300 kuaj fuqi dhe do të jetë modeli i fundit i që do të mbaje emrin SEAT.

Duke filluar nga ky vit, makina e parë që do të hidhet në treg do të jetë CUPRA Ateca. Përveç motorrit që përmendëm më sipër, ajo do të jetë 4×4, me kuti shpejtësie automatike dhe me 7 marrsha. SEAT thekson se motorri do të përmbajë filtër grimcas benzine për të përmbushur standartet më të fundit të emëtimit të gazrave.

Gjithashtu, CUPRA Ateca do të ketë 4 profile  ngasje, Normal, Sport, Individual, Snow, Off-Road dhe CUPRA. Në profilin CUPRA ndryshon zhurma e marmitës, bëhet më sportive, ndërkohë që sistemi i amortizatorëve ndryshon sipas kërkesave të një makine sportive.

Nga pamja e jashtme nuk mund të veçojmë diçka të jashtëzakonshme. CUPRA ngjan si çdo SUV tjetër sportiv dhe modern.

Për sa i përket performancës ajo të të arrijë 0-100km/h për 5.4 sekonda kurse shpejtesia maksimale do të jetë 245 km/h.

Si përfundim duhet t’ju themi që përveç modelit Ateca, CUPRA synon që vitet në vazhdim të shtojë edhe 5 modele të tjera. Disa nga këto modele do të jenë CUPRA Ibiza dhe CUPRA Arona. Marka Spanjolle do të zbulojë më shumë për shtrirjen e CUPRA-s në  vitet në vazhdim.

Lini një Përgjigje