Presidenti Filipinas urdhëroi shkatërrimin e makinave kontrabandë, me vlere 1.2 milion dollarë

ardita 0

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte urdhëroi shkaterrimin e të gjitha makinave që kishin hyrë në mënyrë ilegale në shtetin e tyre. Makinat ishin luksoze me vlerë rreth 1.2 milion dollarë.

Pronarët e këtyre makinave nuk kishin paguar taksat doganore gjatë hyrjes së tyre në shtetin e Azisë Juglindore. Presidenti Duterte kishte premtuar që do i shkatërronte dhe e mbajti fjalën. Arsyetimi i këtij vendimi ishte se nëqoftese do i hidhte në ankand dhe nuk do i shkatërronte atëhere ato do të bëheshin të ligjshme.

“Nuk do i shesim, sepse situata do mbetej siç është. Zotëruesit do përfitojne duke pritur ankandin e radhës për t’i blerë përsëri makinat e tyre, ku tashmë do jenë të lira dhe të ligjshme. Nëqoftese do vazhdoni ti importoni ilegalisht, ne do i shkatërrojmë” tha Presidenti i Filipinëve.

Disa nga makinat ishin modele luksoze me vlerë deri në 115000 dollare, raporton Reuters. U deshën vetëm disa minuta për t’i transformuar në skrap me ndihmën e eskavatorëve. Mes atyre makinave luksoze bënin pjese modele si: Corvette Stingray, BMW, Jaguar, Audi, Mercendez-Benz dhe Lexus.

Lini një Përgjigje