Presidenti i Filipineve bën kërdinë, shkatërron dhjetëra makina luksoze që ishin futur kontrabandë (video)

armir 0

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, njihet tashmë për karakterin e tij të ashpër ndaj çdo padrejtësie.

Rreth 7000 përdorues droge janë vrarë nga policia nën urdhrat e Dutertes e po ashtu shumë persona që kanë marrë pjesë në afera korruptive.

Kësaj here, “i pamëshirmshi” Duterte ka bërë copash makinat luksoze të futura kontrabandë në vendin e tij.

75 makina e motorë sportivë përfshi Lamborxhini, Mustang apo Porshe, që arrinin vlerën e 4.2 milionë paund, janë shkatërruar totalisht.