Prezantohet gjenerata e dytë e BMW X4, a do të jetë më sportive dhe më e avancuar se modeli i mëparshëm?

ardita 0

Gjenerata e parë e BMW X4 ishte një makinë pak e çuditshme për kompaninë BMW.  Kishte një stil interesant por nuk ishte shumë e bukur. Dukej sikur ishte një krijim i minutës së fundit. Por pavarësisht kësaj konsumatorët e donin dhe kompania BMW shiti 200 mijë modele në mbarë botën në një periudhë kohore shumë të shkurtër. Më vonë kompania garantoi një gjeneratë të dytë të kësaj makine, dhe ja ku është  BMW X4, 2019.

Dizenjimi  i  jashtëm i BMW X4
Ngjan shumë me makinën BMW X3 pasi është e ndërtuar në të njëjtën platformë. Makina BMW X4 për sytë tanë duket shumë më e mirë sesa makina e vjetër. Ka forma shumë të këndshme.
Zëvendës presidenti i grupit të dizenjimit të BMW Adrian van Hooydonk thotë: “Makina e re BMW X4 ka sjellë një siluetë të veçantë dhe dinamike me një përdorim të qartë të formave”.

Makina BMW X4 është 7 cm  më e gjatë, 11 cm më e gjerë dhe 0.254 mm më e ulët se makina e përparshme, gjithashtu ka boshtin e saj të zgjatur me 5 cm. Kjo gjatësi shtesë në aksin e rrotës do të rrisë stabilitetin. Dritat e pasme duken shumë mirë janë të gjera dhe janë plotësisht LED.  Spolieri i madh i jep X4 një pamje sportive shumë të veçantë. Megjithëse duket pak si  Mercedes-Benz GLC-Class Coupe. Sido që të jetë është një përmirësim i arrirë në krahasim me gjeneratën e mëparshme të X4.

Dizenjimi i brendshëm
Brenda makinës së re BMW X4 sendiljet sportive janë standarte dhe me lekurë Vernasca, e cila është një eskluzivitet i X4. Keni mundësi zgjedhjeje për ngjyrën si dhe lekurë të zezë të ndërthyrur me ngjyrën e kuqe apo blu.

Ky model i ri BMW X4 është një përmirësim goxha i madh në krahasim me gjeneratën e mëparshme. Eshtë më e bukur për t’u parë, ka një dizenjim të brendshëm shumë më të përmirësuar dhe vjen me opsione më të fuqishme,  është ndertuar në një shasi krejtësisht të re e cila dukshëm është më e mire se ajo e mëparshme.

Lini një Përgjigje