Prezantohet Hennessey Venom F5, mund të jetë makina më e shpejtë në botë

ardita 0

Hennessey Performance prezantoi për herë të parë në “Gjeneva Motor Show” makinën e saj më të re Hennessey Venom F5. Kjo super makinë është dizajnuar nga Hennessey me qëllim që të jetë makina më e shpejtë në gjithë rruzullin tokësor. Hennessey Venom F5 është prezantuar për herë të parë në SEMA gjatë muajit nëntor, ndërsa tani është në dispozicion të publikut.

Rivalja e saj që mban rekordin e shpejtësisë Koenigsegg Agera RS kishte arritur shpejtësinë prej 445 km/orë, ndërsa Hennessey arrin shpejtësine maksimale prej 500 km/orë.
Në një intervistë John Hennessey thotë: “Isha i kënaqur me 300 milje në orë, të cilat i arrinte Venom GT që u lançua në vitin 2014, por konkurrenca po vazhdon të rritet dhe në këtë mënyrë u vendos që të rritej edhe shpejtësia”.

Kjo makinë pritet t’i ketë 1600 kuaj fuqi dhe besohet të jetë gati për prodhim dhe të prezantohet në Pebble Beach Car Show që do të zhvillohet gjatë muajit gusht. I limituar në 24 njësi , 12 prej tyre tashmë kane gjetur blerës, gjysma e këtyre makinave do të shiten në Shtetet e Bashkuara ndërsa të tjerat do të shiten në shtetet e tjera.

Hennessey gjithashtu ka shtuar se: “Këto makina nuk mund t’i blejë çdokush, ne duam të dimë më shumë rreth blerësit. Duam të dime se ku jeton, çfarë bën, a dëshiron ta ngasë apo ta koleksionojë. Apo dëshiron ta blejë që ta shesi më vonë për më shumë para”. Akoma nuk janë bërë të ditura detajet dhe kriteret që duhen plotesuar për të blerë një Venom F5, por dihet se duhet paguar shumë.

Lini një Përgjigje