Prezantohet traileri i parë elektrik Tesla, fiton shpejtësinë 0-100km/h për 5 sekonda

ardita 0

Tesla na ka habitur shumë kur zbuloi trailerin elektrik në muajin nëntor të vitit 2017. Ai fiton shpejtësinë 0-100km/h për 5 sekonda. Ky trailer ka një dizajn ndryshe nga kamionët e tjerë.

Ditën e mërkurë menaxheri i Tesl-ës Elon Musk postoi një foto në Instagram  në të cilën shfaqeshin dy trailera që po ngarkoheshin për rrugen e tyre të para me ngarkesë.  Ai shkroi: “Traileri elektrik i Teslas e cila mban bateritë nga fabrika Giga do të transportojë mallin nga  Nevada deri tek fabrika e makinave në Kaliforni”.

Tesla po pretendon të shesë këto trailerë elektrikë kompanive për transport mallrash në vitin e ardhshëm por ndërkohë ajo po merret me disa testime dhe përpunime të mjetit.
Traileri që përshkon 800 km vetëm me një karikim  pritet të kushtoje 180 000 dollarë, ndërsa modeli tjetër që përshkon 500 km kushton 150 000 dollarë. Gjithashtu ka dalë një njoftim që do të ketë një numër të limituar prodhimi.

Përpara se të bëhej i ditur lajmi për krijimin e trailerit elektrik Tesla, disa javë më parë u hapën disa thashetheme nga gazeta Reuters që Tesla po bashkëpunon me disa kompani të rëndësishme si  Anheuser-Busch, PepsiCO etj për të vendosur disa stacione ku traileri mund të karikojë bateritë.

Raporti thotë se edhe disa nga kompanitë e tjera janë duke eksploruar mundësinë e ndarjes së objekteve të karikimit të baterive të makinave me njëra-tjetrën, në këtë mënyrë edhe kursejnë.
Hyrja e Teslës në biznesin e trailërve ka trembur shumë konkurrencën.  

Lini një Përgjigje