Prezantohet zyrtarisht BMW Z4 2019 në “Pebble Beach Concours d’Elegance”, Kaliforni

ardita 0

BMW ka zbuluar gjeneratën e tretë BMW Z4 Roadster në “Pebble Beach Concours d’Elegance” në Monterei, Kaliforni. Z4 i ri është zhvilluar së bashku me Supra-n e ardhshme të Toyota, e cila gjithashtu bazohet në të njëjtën platformë.

BMW Z4 i prezantuar në këtë panair ka një motor me 6 cilindra dhe prodhon 340 bhp, është i aftë që të arrijë shpejtësinë nga 0-100 kilometra për 4.6 sekonda, por pritet që më vonë të zbulohen edhe motorë të tjerë që do të ofrohen me të.

Z4 i ri është i koduar nën emrin G29 dhe do të ofrohet vetëm si model kabriole.

This post is also available in: English