Princ Harry nxjerr në shitje makinën e tij Audi RS6 Avant

ardita 0

Princi i Britanisë, Harry ka nxjerrë makinën e tij Audi RS6 Avant për shitje, kjo gjë ka nxitur edhe spekulimet që ai mund të jetë duke kërkuar në treg për një makinë më të madhe familjare.

Harry është fotografuar duke ngarë këtë makinë në pritjen e dasmës të Pippa Middleton në maj të vitit të kaluar me të dashurën e tij të atëhershme Meghan. Tani çifti është martuar dhe shitja e kësaj makine ka hapur shumë fjalë se mos ndoshta Duka dhe Dukesha po bëjnë plane për të krijuar një familje.

Makina nën kofano ka motorin twin-turbo 4.0 litërsh V8 dhe prodhon 552bhp, është model i vitit 2017, ka sedilje me ngrohëse, vizion gjatë natës, xham privatësie etj. Audi RS6 i Princit Harry ka kryer vetëm 7184 kilometra dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra e arrin për 3.9 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka 280 kilometra në orë. Çmimi i kësaj makine është 71,900  paund.

 

This post is also available in: English