Princi Charles zbulon se si makina e tij Aston Martin përdor verë në vend të benzinës

Princi Charles njihet edhe si ambientalisht dhe thuhet se zotëron mbi 100 makina.
Një nga këto është një makinë Aston Martin DB6 Volante i cili si karburant përdor tepricën e verës për të lëvizur. Kjo makinë ndoshta është më e famshmja nga ata që i ka nën pronësi Pirnci Charles dhe luajti një rol kryesor në dasmën e vitit 2011 të djalit të tij Princit William me Kate Middleton.
Duke folur në një dokumentar të ‘BBC-së’ për 70-vjetorin e ditëlindjes së tij, Princi Charles zbuloi se si erdhi ideja e kësaj makine që lëviz me verë.
“Ata zbuluan se mund ta drejtojnë makinen me tepricën e verës së bardhë angleze por gjithashtu nuk e kisha kuptuar se kishte edhe hirrë të përzierë në të” – tha Princi. “Inxhinierët në Aston thanë: “Oh, do të prishet e tëra” – shtoi ai. “Une thashë, atëherë nuk do ta ngas atë”, kështu që ata u morën me të dhe tani e pranojnë se ky model punon më mirë dhe është më i fuqishëm në krahasim me modelet me benzinë”.
Pjesa më e madhe e koleksionit të makinave të Princit Charles pretendohet se janë me motor të përshtatshëm me mjedisin duke përfshirë motorët me vaj të gatimit, por kjo nuk është e gjitha. Edhe treni i Mbretëreshës është konvertuar për të lëvizur me një alternativë mjedisore.
“M’u desh një kohë e gjatë për t’a bërë atë makinë që të lëvizte me vajin e gatimin. E cila në fakt, në fund ka punuar mjaft mirë” – tha Princi Charles. “Por une nuk e di ata thonë se e bllokon motorin apo diçka të tillë”.
Në shtator të këtij viti, Princi Charles mori automjetin e tij të parë të gjithin elektrik, një Jaguar I-Pace. Ky model është në ngjyrë të kaltër ‘Loire’ dhe është i vetmi I-Pace me këtë ngjyrë.
This post is also available in: English