Pritet që modeli i ardhshëm Mercedes SL të jetë shumë i shpejtë

Një model i ri më i lehtë në peshë dhe më i shpejtë Mercedes SL është në ndërtim e sipër në fabrikat e Mercedes. Modeli i ardhshëm Mercedes SL pritet që të dalë në treg në vitin 2020.
Ky model do të ngjasojë në formën e makinës dhe nga ana inxhinierike me modelin AMG GT. Kjo do ta bëjë modelin e ri SL më të lehtë në peshë po ashtu edhe shumë më të shpejtë. Mercedes po mendon ta bëjë makinën hibride duke i vendosur 2 motorrë benzinë dhe një motorr elektrik V8.
Gjithashtu po mendohet të bëhet edhe një version Coupe i kësaj makine e inspiruar nga modeli SLC i prodhuar nga viti 1974 deri në 1981 por ende nuk është bërë asgjë zyrtare.
This post is also available in: English