Problem me ndenjësen e përparme të pasagjerit tek Mercedes AMG E63 S.

liridona 0

Do të duhej një përpjekje heroike për të shtyrë sedanin jashtëzakonisht të fuqishëm, Mercedes AMG E63 S të 2018-ës, drejt limiteve të performancës.

Nëse ndodheni në ndenjësen e përparme të pasagjerit, ka gjasa që të shtyni ndenjësen më tej limitit të synuar nga prodhuesit.

Mercedes AMG E63 S është pezulluar pikërisht për këtë arsye.

Nëse ndenjësja do të lëvizë pozicionin më tepër se sa është e specifikuar, dhe makina ndodh që të bëjë një aksident, potenciali për lëndim do të jetë më i madh.

Disa makina janë prekur nga të tilla incidente në të kaluarën, si psh: 10 sedanë Bentley Mulsanne me një defekt të kamerës së pasme, 20 SUV-e Mercedes AMG G65 që mund të tejkalojnë limitin e shpejtësisë së paracaktuar kur ecin në drejtim të kundërt.

Mercedes Benz do të komunikojë me pronarët e makinave të ndikuara.

Do të inspektohen vendet nëse bien jashtë nivelit të përshtatshëm të rregullimit, dhe nëse është kështu do të bëhen rregullimet mekanike të nevojshme.