Prodhimi i kësaj makine luksoze është drejt fundit

Admin 0

Disa thashetheme të reja kanë dale rreth makinë Lincoln Continetal. Thuhet se viti 2020 do të shënojë makinën e fundit Lincoln Continental të prodhuar. Me sa duket prodhimi i kësaj makine është ngadalësuar si edhe thuhet se pas vitit 2020 nuk ka ende një plan nëse do të vazhdohet prodhimi i kësaj makine. Ford e cila është edhe kompania mëmë e Lincoln është duke u munduar të hyjë në tregun e fuoristradave duke lënë pas tregun e makinave. Ford gjithashtu para pak kohësh njoftoi edhe se makina Ford Focus Active nuk do të dilte në shitje në tregun amerikan për shkak të taksave të larta që i vendoseshin importeve nga Kina.

Thashethemet rreth fundit të Lincoln Continetal ka që në muajin mars që qarkullojnë edhe pse Ford ende nuk e ka pranuar zyrtarisht diçka të tillë. Por lëvizja e kompanisë Ford drejt fuoristradave mund të jetë një e dhënë që ky thashethem mund të jetë i vërtetë por ti bashkangjisim edhe numrin në rënie të shitjeve të këtyre makinave luksoze. Që Continental ishte drejt fundit ajo kishte disa kohë që dihej por akoma nuk është zyrtare data se kur prodhimi i kësaj makine do të përfundojë.

This post is also available in: English