Pronarët e makinave Hyundai dhe Kia ngrenë padi kundër këtyre kompanive, ja cila është arsyeja

ardita 0

Kompanitë Kia dhe Hyundai janë duke hasur vështirësi të mëdha pas disa ankesave dhe padive që kanë bërë personat që kanë blerë makinat nga këto dy kompani. Paditë janë ngritur për shkak të disa incidenteve nga ku motorri i makinës ka marrë flake në mënyrë të papritur.

Gjithashtu pronarët e këtyre makinave janë të pakënaqur edhe nga mosveprimi i këtyre dy kompanive. Sipas padive të ngritura arsyeja pse motorri merr flakë është një defekt në një pjesë të motorrit e cila duhet të lubrifikojë pjesët e tjera.

Ky defekt bën që gjatë ecjes motorri të marrë flakë. Makinat që kanë shfaqur këtë problem janë Hyundai Sonata të prodhuara përgjatë viteve 2011-2019 si edhe Kia Optima dhe Sportage të prodhuara po gjatë viteve 2011-2019.

Gjithashtu në këtë grup makinash që kanë shfaqur një defekt të ngjashëm bëjnë pjesë edhe modelet Kia Sorento dhe Soul të prodhuara gjatë viteve 2012-2019 si edhe Hyundai Santa Fe dhe Santa Fe Sport të prodhuara gjatë viteve 2013-2019.

This post is also available in: English