Pse Cadillac ndalon prodhimin e motorrëve të naftës?

Mariglen 0

Skandali i madh që i ndodhi Volkswagen Group në lidhje me motorrët me naftë ka pasur një ndikim të madh në këtë industri. Ky ndikim është më i dukshëm në Europë ku kërkesa për makina të reja me motorr nafte është në rënie. Gjithmonë e më shumë blerës po kërkojnë të blejnë makina me motorr benzene ose elektrike.

Cadillac është në dijeni të situates dhe ka ndaluar prodhimin e motorrëve me naftë, duke u përqendruar në tregun e makinave elektrike. Kreu i Cadillac pranoi se ata kishin që prodhonin  motorrë nafte 4 dhe 6 cilindërsh për shkak të kërkesave që kishte në Europë dhe më pak në Amerikë. Vadillac ka ndërruar mendje rreth motorrëce me naftë duke parë rënie e kërkesave për to dhe rritjen e kërkesave për makinat elektrike. Për momentin është vështirë të thuhet nëse ky vendim është i duhuri edhe pse kërkesat janë duke u ulur, por një pjesë e tregut europian ka akoma kërkesa për këta motorrë.