Pse çmimi i Lamborghini Aventador SVJ mund të arrijë deri në 1 milion dollarë?

Mariglen 0

Sa mendoni se do të kushtontë një makinë Lamborghini Aventador SVJ? Nëse jetoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një makinë e tillë mund të kushtojë 517,770$. Blerësit në Australi nuk janë me kaq fat. Në Australi një Lmborghini Aventador SVJ mund të kushtojë deri në një million dollar australian dhe kjo për shkak të taksës së luksit që ka ky shtet. 

Nëse çmimi i një Lamborghini Aventador SVJ është 646,000$ autralian shtoi edhe 350,000$ australianë të taksës së luksit dhe çmimi arrin afërsisht në 1 milion dollar australianë. Por a ja vlen? Nëse po kërkoni për makinën më të fuqishme të krijuar nga marka Lamborghini atëherë po. Nëse e blini një makinë të tillë nuk do të zhgënjeheni pavarësisht çmimit.