Pse Modeli X i Tesla-s nuk përmbyset edhe pse goditet 3 herë?(video)

Mariglen 0

Shumica e makinave SUV tentojnë të përmbysen kur goditen nga pjesa anësore, por jo Tesla Model  X.

Për shkak të qendres së lartë të gravitetit edhe pjeses së sipërme të shasis, e cila është e rënd, SUV-t kanë më shumë mundësi të përmbysen. Por kjo nuk ndodh me Model X të Tesla-s.Gjatë testeve të kryera nga Enti Kombetar për Sigurin Rrugore, Model X mori 5 yje në vlerësimin e përgjithëshem  dhe 5 yje në çdo kategori në veçanti. Këtu përfshihet edhe testi i rrotullimit, ku ështe shumë e rrallë për një SUV të marrë 5 yje.

 

Për të ilustruar këte arritje, Tesla ka pulbikur një video ku shihet qartë rezistimi i makinës ndaj përmbysjeve.Arsyeja i kësaj vetije i Tesla-s është bateria që ndodhet nën dyshemen e makinës. Kjo gjë e bën që qendra e gravitetit të jetë e ulet dhe të mbajë makinen “ngulur” në tokë.

Ky është një lajmë pozitiv për Tesla-n pas një mori lajmesh negative për aksidente që i ulen reputacionin dhe besimin tek publiku.

This post is also available in: English