Publikohet fotoja e modelit të ri Toyota Supra 2020, përpara debutimit zyrtar të saj

ardita 0

Ne jemi rreth një muaj larg nga zbulimi i parashikuar i  Toyota Supra , por nuk do të duhet të presim deri në Detroit ‘Auto Show’ 2019 për të parë pjesën e përparme të Coupe-së. Anëtari i forumit SupraMKC.com ka publikuar një fotografi të saj që duket të jetë një Supra e gatshme për prodhim, pa ndonjë lloj kamuflazhi.

Supra Silver 2020 duket se është pak i ngjashëm me BMW Z4 por inxhinierët e Toyota-s thonë që Supra ka personalitetin e saj unik dhe dizajni i saj i jashtëm nuk është aspak si BMW.

Prezantimi zyrtar i saj do të ndodhë në panairin e makinave në Detroit në janar të 2019, aty më në fund do të zbulojmë të gjitha detajet rreth makinës.