Puna që të gjithë ëndërrojnë ta kenë -Bjondia në timon- 08

ardita 0

Shumë persona në të gjithë botën e ëndërrojnë punën që ka kjo vajzë. Quhet Alex Hirsci por njihet me pseudonimin si bjondja e super makinave (Supercarblondie).

Puna e saj është shumë e thjeshtë, ajo nget makinat e njerëzve të tjerë dhe më pas jep opinionin e saj. Ajo nget makina si: Bugatti, Ferrari, Betleys dhe Rolls Royce.

Para disa vitesh ajo u largua nga Australia dhe u shpërngul në Dubai, që të prezantonte një program radiofonik por disa muaj më vonë ajo dha doreheqjen dhe u bë  shumë e njohur në rrjetet sociale për videot që postonte me super makina.

Ajo thotë që gjithmonë i kanë pëlqyer makinat luksoze dhe ato që ecin shpejt. Këtë punë ajo e ka ëndërruar gjithmonë dhe është shumë e lumtur që tashmë këtë ëndërr  e ka bërë realitet.

Lini një Përgjigje