Range Rover me 3 akse, dhe luks te shfrenuar!

liridona 0

Kompania dizenjuese T. Fotiadis Design, me qender në Berlin, ka projektuar një Range Rover 6×6 dhe ja ka vendosur emrin SLT. Pavarësisht se specializimi i tyre është  dizenjimi i jahteve dhe interiorit te shtëpive luksoze., ato ja kanë dalë më se miri në kete projekt.  Duke e marrë parasysh këtë të fundit mund të kuptojmë pse SLT është konceptuar si nje mjet transporti të pronarit të jahtit dhe të të ftuarve të tij nga aeroporti te super-jahti dhe anasjelltas. Madje madhesia e tij dhe hapesira e madhe mprapa lejon mbartjen e të gjithe bagazheve qe mund te kenë pasagjeret.

Kompania Gjermane thotë qe është inspiruar nga jahtet luksoze për të arritur në kete dizajn prandaj  dhe propotcionet janë të ngjashme. SLT është punuar mbi një Range Rover Long-Wheelbase dhe është 6.2 metra e gjate,  2.13 metra e gjere dhe 1.85 metra e gjate.

Disa detaje të tjera qe jane bërë te ditura janë që do ket 3 akse, rrota 20 inch, dhe pamje te modifikuar. Për të levizur këtë makinë gjigante duhet kombinimi i nje motorri 2.0 litersh  inline-4  i bashkuar  me nje sistem hibrid, një 4.4 litersh diesel  V-8. Ose nje 5.0 litersh supercharged V-8.

Nga pikepamje estetike SLT-ja do te këtë interior më metal të shkrirë, rrëshirë, porcelan dhe kristale.  Gjithashtu do ketë frigorifer për verë, WiFi, dhe ekrane LCD. Sigurisht që keto nuk janë të vetmet pasi blerësi do ketë mundesinë e personalizimit total.

 

 

This post is also available in: English