Range Rover Evoque e 2020-ës më e shtrenjtë kushton 75,135$

liridona 0

Çmimi i Range Rover Evoque të 2020-ës fillon nga 43,645$. Ndërsa Edicioni First i pajisur me të gjitha, kushton 57,845$.

Megjithatë, nëse ju doni të gjitha opsionet e mundshme, shikoni për prerjen R-Dynamic që fillon nga 47,595$. Ndryshe nga dy gradat e tjera, ky model heq motorin 2.0 litërsh turbocharged me 4 cilindra me 246 kuaj fuqi, për një version mild-hibrid të përditësuar që prodhon 296 kuaj fuqi.

ë dy motorat kanë kamio automatike me nëntë marsha.

Land Rover ofron prerjen R-Dynamic në paketat S, SE, dhe HSE për Range Rover Evoque. E para kushton 9,200$ më shtrenjtë dhe përfshin dritat të largëta automatike, kamera në pasqyrat që shohin prapa, navigim dhe teknologji për ndihmësin e shoferit.

Blerësit kanë mundësi të zgjedhin 11 ngjyra të pjesës së jashtme të makinës, me çmime shtesë nga 610$ në 1,325$.

Elemente të tjerë si xhami i përparmë me ngrohje për 280$ dhe sistemi i kamerës 360$ për një parkim më të lehtë për 800$, apo sensorë që paralajmërojnë shoferin që makina ka hyrë në ujë tepër të thellë, janë karakteristika që shtojnë komfortin dhe lehtësinë e drejtimit të makinës.

Këto karakteristika dhe shumë të tjera, blerësit kanë mundësi ti konfigurojnë gjatë blerjes në faqen online të kompanisë