Range Rover Sport HST debuton me motor të elektrifikuar.

liridona 0

Edicioni special i Range Rover Sport HST do lançojë me çmim 105,083$. Makina e re përdor motorin me benzinë 3 litërsh turbocharged me gjashtë cilindra në një vijë. Pjesë e makinës do të jetë edhe sistemi mild hibrid që përdor një motor elektrik. Fuqia është e ruajtur në baterinë 48V. Sistemi përdor energjinë elektrike për të rritur efikasitetin e motorit kur ka ngarkesë të lartë, si për shembull kur niset pas ndaljes në semafor.
Por elektriciteti nuk përdoret vetëm për të reduktuar sasinë e karburantit. Ai gjithashtu përdoret për të bërë makinën më të shpejtë dhe të përgjigjet më lehtë komandave.

Land Rover ka pajisur me sistemin “supercharger elektrik”. Ky sistem nxit turbot më shpejt dhe redukton “vonesat” e lidhura me motorët turbocharger.Në total sistemi prodhon 394 kuaj fuqi dhe lejon 4×4 e madh të arrijë shpejtësinë 96 km/h për më pak se gjashtë sekonda. Shpejtësia maksimale është 225 km/h.Land Rover ka thënë se motori i ri përdoret ‘fillimisht’ në edicionin special të Range Rover Sport HST. Por përdorimi i fjalës ‘fillimisht’ nga ana e kompanisë sugjeron se kjo karakteristikë do të jetë edhe tek modelet e tjera.Blerësit mund të porosisin makinën me një rang karakteristikash të përditësuara për brenda dhe jashtë makinës.