Rapid E është makina e parë tërësisht elektrike nga Aston Martin

liridona 0

Aston Martin tashmë ka bërë prezantimin zyrtar të makinës së parë elektrike. Rapid E në vend të motorit V12 tani ka një 800V, sistemin me bateri 65kWh dhe dy motorë të pasmë me 604 kuaj fuqi.

Do të prodhohen vetëm 155 njësi nga kjo makinë, “ me çmime të disponueshme në aplikim”, dhe kompania na jep neve disa arsye përse duhet të blejmë një makinë të tillë.

Paketa e baterisë është e vendosur direkt në vend të motorit të zakonshëm me karburant, dhe mund të karikojë deri në rangun 480 km në një orë kur është e lidhur me një prizë që mund të transmetojë 100kW ose më shumë.

Përveç gjendjes së drejtimit të Tesla Ludicrous Mode, Rapid E vjen me shpejtësi maksimale 250 km/h, ndërsa shpejtësia 100 km/h arrihet për 4.2 sekonda.

Fuqia elektrike mund të përdoret në tre gjendje drejtimi: GT, Sport dhe Sport+, me ndjesinë e drejtimit dhe diferencialin e ndërtuar për t’ju përshtatur manovrimit si tek një Rapide AMR me benzinë.

Brenda makinës ka shumë fribra karboni. Komandat analoge janë zëvendësuar nga ekrani digjital 10-inç që tregon gjendjen e karikimit, nivelin e fuqisë, konsumin e energjisë në kohë reale dhe më shumë.

Ju gjithashtu mund të merrni informacion nëpërmjet aplikacionit që lidhet me automjetin, e cila mund të ju rikujtojë se ku e keni parkuar makinën.

Një ndryshim tjetër i madh midis kësaj makine dhe asaj të mëparshmes, është dizajni aerodinamik. Meqë nuk ka nevojë për një shkarkues, madhësia e difuzorit të pasëm është rritur.

Duke qenë se nuk ka nevojë për ftohje si më përpara, rrjedhja e ajrit përmes trupit është reduktuar për të përmirësuar rangun, që është rreth 320 km me testin WLTP.

Ky është një hap i madh për kompaninë  në botën e makinave elektrike që po zhvillohet çdo ditë e më shumë.