Renault Group po thyen rekord shitjesh në botë

Mariglen 0

Renault ka konfirmuar rekordin e ri të shitjeve për gjashtë mujorin e parë të vitit 2018.

Bëhet fjalë për një rekord shitjesh që ka arritur Groupe Renault. Bëhet fjalë për 2.1 milionë veturave që ndrzshe përkthehet në rritje prej 9.8 për qind. E gjitha kjo është arritur pas integrimit të dy brendeve të reja, Jinbei dhe Huasong, që janë konsoliduar në shitjet globale të grupit që prej Janarit të vitit 2018.

Për dallim nga viti 2017 kur rritja ishte 5.3 për qind, trendi i rritjes së shitjeve flet për një rritje të jashtëzakonshme të prezencës së Renault në nivel global vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2018.

Për Renault dhe Dacia këto përbëjnë rekord historik për gjashtë muajt e parë të një viti, ku Renault mbetet brendi i dytë me më së shumti vetura të shitura në gjithë Evropën. Grupi arriti rekord të shitjeve edhe në nivel ndërkombëtar, është konfirmuar rritja prej 18.1 për qind në rajonin e Amerikës dhe 15.1 për qind në rajonin e Euro-Azisë.

Renault ka konfirmuar kështu edhe një herë ambicien për rritje të shitjeve në vitin 2018 e kjo nuk është më ndryshe as në Kosovë falë distribuorit të autorizuar, Auto Mita.

This post is also available in: English