Renault i përvishet punës, ja shuma marramendëse që do të investojë për makinat elektrike

ardita 0

Gjiganti francez i veturave, Renaulti, do të investojë në katër fabrikat e veta të brendshme, rreth një miliard euro.

Renault së bashku me Nissanin deri më tani ka punuar në teknologjinë për makina elektrike, dhe dy produktet më të suksesshme të kësaj fushe janë Renault Zoe dhe Nissan Leaf.

Investimi më i fundit ka për qëllim, ndër të tjera, zhvillimin e platformës së re elektrike për përdorim nga ana e Renault-Nissan-Mitsubishi dhe të cilat do të prodhohen në fabrikën Douai.

Përveç kësaj, një pjesë e parave synon të dyfishojë kapacitetin e fabrikës Flins, e vetmja në të cilën është bërë Renault Zoe. Po ashtu, plani është për të trefishuar kapacitetin e prodhimit në fabrikën Kleon, i cili do të jetë nga viti 2021, për të përfunduar një brez të ri të motorëve elektrikë për automjete të energjisë elektrike.

Ky investim është pjesë e planit strategjik ku parashikohen nisja e tetë makinave tërësisht elektrike dhe elektrizimin e 12 modeleve hibride deri më 2022.

This post is also available in: English