Renault prezanton konceptin luksoz autonom, EZ-Ultimo (Video)

ardita 0

Koncepti nga kompania Renault i quajtur EZ-Ultimo është bërë qendra e vëmendjes në panairin e makinave në Paris.

Makina koncept ngjan si një hotel me rrota sepse ofron rehati, luks, hapësirë etj. Pjesa e brendshme ka një dizajn të jashtëzakonshëm e cila ofron një përvojë unike luksoze. 

EZ-Ultimo është autonome dhe elektrike por sikurse ndodh me pothuajse të gjitha konceptet edhe në këtë rast nuk pritet që Renault ta fusë në prodhim por mund të shohim elementë të këtij koncepti në makinat e tjera.

This post is also available in: English