Restaurohet plotësisht motorri i rrallë garues Harley Davidson 11K

armir 0

Është i vjetër, ngjyrë portokalli por dhe  i shpejtë

Në kohët moderne, emri i Harley Davidson nuk është i preferuar nga njerëzit për të marë pjesë nëpër gara. Por ka qenë një kohë në historinë e Harley kur kjo markë provoi të merte pjesë në një formë klasike të garave dhe shumë pak nga këto motorra garues kanë rezistuar deri më sot.
Fatmirësisht, disa shpirtmirë kanë restauruar një të tillë që është i vjetër më shumë se një shekull.

Harley filloi të garojë që në fillim të vitit 1904 në Milwaukee Mile. Kjo gjë i dha markës një vëmendje nga shtypi, me paraqitjen e parë në media. Drejtuesit gjithsesi, vendosën mos ta mbështesnin aktivitetin.
Kështu u shfaq Harley Davidson 11K. Me një motorr 45-gradë v-twin 1,000 cc, ky model nuk kishte as frena, as marrshe dhe as amortizatorë, e vetmja arsye pse ishte prodhuar ishte të ecte sa më shpejt të ishte e mundur.

Ky motorr u gjend i ndarë në pjesë në Argjentinë. Skeleti dhe sabratori janë rindërtuar ndërsa ngjyra është e njejtë me një model të ekspozuar në një muzeum, i cili është po i njëjti model.
Ky model madje fitoi çmimin 2017 Greenwhich Concurs d’Elegance si Motorri më i Shquar. Harley Davidson 11K do të dalë në ankand në fund të gushtit 2018 te Mecum Auction në Monterey.

This post is also available in: English