Revolucion në automobilizëm, kjo është makina elektrike që do të rrëzojë nga froni Ferrarin dhe Lamborghinin

ardita 0

Shumica e entuziastëve të makinave kanë nëpër muret e dhomave të tyre foto të makinave që ata ëndërrojnë t’i kenë në të ardhmen, makina si Ferrari F40, Lamborghini Murcielago etj. Këto dy makina ishin më të njohurat kohë më përpara.

Ndërsa brezi i ardhshëm ndoshta nuk do të varë nëpër mure posterat e F40 apo të Murcielago, por do të vendosin posterat e super makinës elektrike Rimac C_Two.

Ditët e sotme shumica e prodhuesve të makinave po krijojnë makina elektrike. Por për fat të keq, asnjë prej makinave elektrike aktualisht nuk ka një dizajn emocionues. Tek “ Auto Show” që u zhvillua në Gjenevë kishte disa koncepte të ftohta elektrike, por kryesisht ishin thjesht koncepte.

Ndërsa makina elektrike Rimac C_Two është shumë e fuqishme  dhe ka një pamje shumë të veçantë që e bën të dallojë nga makinat e tjera elektrike. Prodhon 1914 kuaj fuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100km e arrin për 1.85 sekonda. Pjesa prapa është pak e ngritur, gjë që i jep makinës një siluetë të mrekullueshme.

Lini një Përgjigje