Revolucioni i automjeteve elektrike/ Pas Tesla-s edhe Volvo do të zhvillojë kamionin e parë elektrik të saj

ardita 0

Prodhuesi suedez i automjeteve Volvo, ka nisur ndertimin e kamionit të parë te saj qe do te jete i gjithi elektrik. Volvo FL Electric do të përdoret kryesisht për transportin në qytet ose në shërbim të grumbullimit të mbetjeve.

 Volvo FL Electric mund të udhëtojë deri në 300 kilometra. Prodhimi dhe shitjet janë planifikuar të fillojnë në 2019.

Volvo FL Electric  peshon 16 ton dhe ka një motor 185 kW (248 kuaj fuqi) dhe mund të mbajë dy deri në gjashtë bateri litium-jon. Kapaciteti i tyre varion nga 100 deri në 300 kW. Karikimi në një stacion të shpejtë duhet të zgjasë një deri në dy orë.

Lini një Përgjigje