Revolucioni i biçikletës në të ardhmen, do të jetë me bateri dhe do e mbajmë në çantë

ardita 0

Këto vitet e fundit teknologjia ka përmirësuar standartet e jetës dhe kërkesa është gjithnjë e në rritje. Një nga ndryshimet më të mëdha që po ndodh tani është tek biçikletat.

Në qoftë se dëshironi të shmangni transportin publik të mbushur plot me njerëz, kostot e parkimit ose nëse doni të kaloni lehtësisht në trafikun e rënduar atëherë kompania Smacircle S1 e ka gjetur zgjidhjen. Smacircle S1 ka sjellë një version me bateri të biçikletës, por që paloset dhe mund të mbahet në çantë. Smacircle S1 është biçikleta më kompakte dhe më e lehta në botë.

Peshon 7kg dhe përshtatet lehtësisht në një çante shpine. Paloset lehtësisht me vetëm 5 hapa dhe është e përkryer për të ecur me të. Eshtë e ndërtuar me materiale që kanë cilësi të lartë, ka një bateri shumë të fuqishme Samsung.

Aplikacionet iOS dhe Android lejojne ta kyçni ose ta hapni e biçikletën Smacirlce S1, gjithashtu keni mundësinë  të monitoroni baterinë, të përshtasni shpejtësinë.  Eshtë dizajnuar me një material të papërshkueshëm nga uji dhe ka disa rrota multifunksionale.

Ndryshe nga shumë biçikleta të tjera, dizajni unik i Smacircle është i pastër dhe kompakt. Ajo zë një  hapësirë ​​minimale dhe dizajni i saj unisex do të thotë se i përshtatet të gjithëve.

Lini një Përgjigje