Rezvani TANK

liridona 0

I fuqizuar nga një motorr 6.4 litërsh me 500 kuaj fuqi, por edhe me mundësi zgjedhje të një motorri 6.2 litërsh me 707 kuaj fuqi, mjeti antiplumb është veshur me pajime për të mbajtur “banorët” e tij gjallë, duke përfshirë xhamin e errët Ballistic Level 7 dhe trupin e blinduar, mbrojtje nga eksplozivi dhe goma ushtarake.

Radiatori, bateria dhe depozita e naftës janë siguruar në Kevlar, brenda ka gjithashtu maska gazi dhe kostum për hipoterminë.

Ka doreza të elktrifikuara dhe kyçe magnetike për të ndaluar gjithkënd që dëshiron të hyjë në makinë pa autorizim, ka drita verbuese që detyrojnë ndjekësit e padëshiruar të shpërndahen, sirenat dhe boritë sigurojnë të çara nëpër turma dhe gjithashtu një ekran tymues që komandohet me buton nga brenda.

Ky model fillon me një çmim prej 295.000 dollarë për blerësit Amerikanë.