Rikthehet Hummer H1, shumë më agresiv se origjinali

ardita 0

Edhe pse Hummer H1 është larguar zyrtarisht nga prodhimi disa vjet më parë, entuziastët ose fansat e saj vazhdojnë ta kthejnë në jetë.

Mil-Spec Automotive është një fabrikë në Detroit të Shteteve të Bashkuara që është specializuar në këtë makinë dhe e ka rikrijuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Me përditësimet e realizaura është bërë shumë më agresiv se origjinali, duke e ngritur modifikimin në një nivel më të lartë. Modeli që do të prëfundojë së rindërtuari gjatë vitit që vjen pritet të dalë në shitje për rreth 295 mijë dollarë.