Rikthehet Lancia 037.Më e bukur se kurrë!

liridona 0

Ky është një lajm i mrekullueshëm.Midis makinave të tjera të papara dhe pilotëve  legjendarë që do të marrin pjesë në Goodwood Festival of Speed do të jetë dhe Lancia 037 e drejtuar nga Robert Kubica.

Lancia 037 ka qenë një nga makinat rally më të egra të prodhuara ndonjëherë.

Ajo ishte një nga ikonat e Group B të rally. Ajo e fitoi titullin e fundit botëror në rally në 1983 duke mundur Audi Quattro.

Ndërkohë piloti Rober Kubica është një figure e njohur në Formula 1 por edhe në botën e rally.

Në 2011 gjatë një gare rally ai bëri një aksident i cili për pak i kushtoi krahun por edhe jetën.

Rikthimi i tij po pritej me padurim dhe tani ai është një nga pilotët reserve tek Williams në Formula 1. Ai do të marrë pjesë në Goodwood duke pilotuar Lancia 037 një makinë që nuk është shumë e thjeshtë për tu pilotuar.