Rikthehet modeli Aston Martin Vantage V12 Zagato me 600 kuaj fuqi

ardita 0

Me kalimin e viteve, Aston Martin dhe Zagato kanë bashkëpunuar për prodhuar disa dizajne të bukura që të lënë pa frymë. Për të festuar 100- vjetorin e modelit Zagato, Aston Martin po bashkëpunon edhe njëherë me markën italiane për të ndërtuar modelin DB4 GT Zagato Continuous dhe modelin DBS GT Zagato.

Aston Martin gjithashtu po bashkëpunon me R-Reforged për të “ringjallur” modelin Aston Martin V12 Zagato. 19 modele coupe Aston Martin Vantage V12 Zagato po ndërtohen së bashku me 19 modele të tjera. Aston Martin këtë projekt e ka bërë të ditur në Prill të vitit të kaluar, por tani më në fund ka dhënë disa detaje më shumë. Çdo model që po ndërtohet bazohet në modelin e Aston Martin Vantage V12 të vitit 2011.  

Dy shembujt e parë janë specifikuar nga Marella Rivolta Zagato, i cili është pronari i shtëpisë Italiane të dizenjimit. “Kur po zgjidhja ngjyrat e modelit, doja diçka që të riprezantonte njëkohësisht trashëgiminë tonë 100-vjeçare dhe të ardhmen tonë. Ngjyrat më simbolike janë ari dhe platini, të cilat janë metale të çmuara. Ari, një emblemë e pastërtisë dhe dallimit, platinumi është rezistent ndaj korrozionit dhe ka aftësi të mëdha katalitike, që është ajo që dëshiroj për 100 vitet tona të ardhshme!” 

Këto makina do të paraqiten këtë verë përpara se të hyjnë në prodhim në 2020.