“Rikthehet në jetë” i vetmi model i markës Lamborghini “Miura SVR”

liridona 0

Marka Lamborghini raportoi se ka restauruar me sukses modelin “Miura SVR”. I rikthyer në jetë nga departamenti i firmës Italiane “Polo Storico”, ky projekt ka marrë 19 muaj kohë për tu përfunduar.

“Miura SVR” është versioni i vëtëm i krijuar nga marka Lamborghini, dhe kohën më të madhe kjo makinë e ka kaluar në Japoni. Ky model është bazuar në modelin tjetër të markes Lamborghini, Miura Jota.

Kërkesat e klientëve kanë qënë arsyet që modelet Miura Jota dhe SVR u krijuan.

Një klientë i vecantë i quajtur Heinz Straber dëshironte një makinë ndryshe nga modeli Jota,  dhe duke marrë parasysh kërkesën e klientit, marka Lamborghini e transformoi këtë model nga Jota në SVR. U deshën 18 muaj që ky projekt të përfundohej dhe të krijohej ky model.
Më pas kjo makinë u shit në Japoni ku atje u modifikua dhe u bë e famshme, madje kjo makinë u bë inspirim për një libër komik me seri i quajtur “Circuit Wolf”.

Stafi i “Polo Storico” vendosën të rikthenin në jetë modelin SVR sic ka qënë më përpara, pra në gjëndjen origjinale. Paolo Gabrielli, shefi i shitjeve dhe direktor i “Polo Storico” tha:
“Sfida ishte dhe më e frikshme kur makina arriti në Sant Agata në copa të ndryshme, edhe pse asnjë pjesë nuk mungonte, kishte modifikime të ndryshme.”

[Best_Wordpress_Gallery id=”209″ gal_title=”lab”]

This post is also available in: English