A do rilindë kompania Harley Davidson’s me gjenerat e rinj?(video)

Mariglen 0

Harley Devidson është në telashe. Kompani e shumë vjeçare ka pasur vështirësi në të kaluarën por gjatë viteve të fundit vala e lajmeve të këqija duket se nuk do të mbarojë kurrë. Shitjet kanë dështuar dhe tarifat e fundit e kanë çuar kompaninë në një greminë financiare.

Kompania, gjithsesi, sheh një fije shpresë me një lloj të ri motorrash duke shpresuar që të tërheqë blerësit e rinj dhe ata që kërkojnë të blejnë për nevojat e tyre. Nuk dihet nëse do të funksionojë, por duket se me këta motorrat e rinj do shkoje mirë.

Fushata e kompanisë është të tërheqë sa më shumë drejtues motorrash në “Më shumë rrugë me Harly Davidson” dhe kompania është bazuar në zgjerimin e një totali prej 5 motorrash të rinj duke përfshirë dhe motorrin e tyre të parë Adventure dhe një prodhim tjetër, një motorr elektrik.  Plani gjithashtu përfshinmë shumë zhvendosje të vogla të motorrave për një shërbim më të mirë të klientëve në vëndet e largëta, si në Azi apo Europë.

I pari është versioni i LiveWire. Ky motorr filloi nga jeta disa vite më parë si një motorr që mund të ngitej. Është një motorr bishë që përngjan me një motorr sportiv. Harly raportoi se do ta sillte në treg këtë motorr me një shumë prej 50,000 dollarësh, por le të shohim nëse kompani do ketë dhe ndonjë çmim dhe më të arsyeshëm.

Tjetri, Pan America 1250. Ky është motorri i parë adventurier i Harleyt dhe është midis Ducati Multistrada ose Africa Twin Type me një motorr V-Twin 1,250cc.

Me një motorr që është dhe aventurier dhe elektrik, Harley synon të sfidojëtipet e motorrave sportiv. Sipas kompanisë, do të prodhojë një motorr V-Twin 975cc dhe me këtë synon të luftojë me modelet si KTM Super Duke R dhe Ducati Monster 1200. Dinamika do jetë më e rëndësishmja për Harley për të zgjidhur gjërat e brendshme me mjetet e tyre.

A do funksionojë? Sigurisht që po, vetëm koha do ta vërtetojë. Në të njëjtën kohë mendoj që Harley do e tejkalojë këtë gjë.

This post is also available in: English