Rilindja e Alfas nis me këmbë të mbarë, Giulia është një shenjë e gjërave të mira që do të vijnë

ardita 0

Alfa e parë që do të dëshironit të blenit në një kohë të gjatë. Alfa Romeo Giulia është përgjigja e markës italiane ndaj BMW seria 3, Mercedes –Benz-C-Class, Audi A4  dhe Jaguar XE.

Me një shpejtësi prej 503 kuajsh fuqi dhe me motor V6 turbo Alfa Giulia Quadrifoglio ka një performancë shumë të mirë dhe kushton vetëm 61 000 paund. Kjo është një makinë speciale. Gjithashu ka dhe modele të tjera si Super, Speciale, Veloce dhe Quadrifoglio me çmime që variojnë nga 30 000 paund deri tek 70 000 paund.

Alfa Quadrifoglio ka dhe më shumë teknologji se Alfat e tjera. Ajo ka një system të ri frenimi e cila i jep makinës një stabilitet më të madh në rrugë. Gjithashtu të gjitha makinat kanë sistem për paralajmërimin e rrezikut të përplasjes dhe sistemin për të paralajmëruar shoferin nëse këmbësorët ecin në mënyrë të rrezikshme në rrugë.

Është një makinë e lehtë. Dyert, motorri, një pjesë e sistemit të frenimit dhe amortizatorët janë prej alumini. Disa nga makinat kanë edhe pjesë të tjera te trupit të makinës prej fibri karboni për të ulur peshën e makinës. Është më shumë se çprisnim duke ditur që koha e zhvillimit të makinave është e shkurtër.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”68″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 

This post is also available in: English