Risia më e re teknologjike, tashmë mund të keni Wi-Fi në makinën tuaj

ardita 0

Shërbimi i Wi-Fi -s brenda  në makinë ka qënë një nga tiparet shtesë me të shquara që prodhuesit i kanë shtuar makinave gjatë 5 viteve të kaluara. Markat si Ford, General Motors, BMW etj, e përfshijnë shërbimin e Wi-Fi si një shërbim extra të çmuar. Pavarësisht kësaj shtyse për të ndryshuar eksperiencën e lëvizjes me makinë, në fillim Kanadezët kanë nguruar që të transformonin makinën e tyre në një hotspot. Në Korrik të 2017, vetëm 2/3 e makinave dhe kamioneve të shitura në Kanada kanë patur Wi-Fi, ndërsa në Amerikë 3/4.

Ka dy shpjegime për këtë diferencë midis këtyre dy shteteve fqinje. E para është që General Motors me shërbimin e saj “Wi-Fi të gjitha gjërat” që është nje sherbim Wi-Fi brenda në makinë dhe ofrohet vetëm tek makinat e teknologjisë së fundit dhe janë të kushtueshme.

Kanadezët janë përballur me disa akuza shumë te rënda nëpër botë në lidhje me të infomacionet personale, dhe nuk janë te gjithë të entuziazmuar për shtimin e Wi-Fi në makinë.
Pavarësisht lehtësisë që Wi-Fi në makina ofrohet për një periudhë prove falas (zakonisht 3 muaj, por kompanitë si Ford dhe General Motors vendosin një limit të GB), dhe direkt pas mbarimit të kësaj peridhe faturimi bëhet me tarifat normale. Dhe nga ky moment fillon shpërfillja e këtij shërbimi të veçantë.

Përpara se të shqyrtojme në menyrë të detajuar avantazhet e të pasurit Wi-Fi në makinë, le të shikojmë cilësitë kryesore të tij. Kjo teknologji përdor një antenë më të madhe për të kapur valët e internetit kështu që funksionon edhe atje ku sinjali është i dobët. Gjithashtu Wi-Fi në makine integron shërbimet e tjera të makines që kanë të bëjnë me ndërlidhjen e makinës me shërbime të internetit (video streaming, blerje online, marrja e informacioneve të tjera rreth makinës dhe udhëtimit). Megjithëse këto sherbime kërkojnë bashkëpunim të ngushtë të prodhuesve të makinave me palët e treta që të janë të aksesueshme nga përdoruesit. Të gjitha këto benefite të sipërpermendura në fakt mund të përfitohen edhe nga një telefon celulare sepse çdo i tillë ka teknologjinë për të shpërndarë internet në pajisje të tjera (hot-spot). Dhe gjatë kohës që telefoni shpërndan internet, funksionet e tjera të tij janë aktive po ashtu. Madje nuk duhet të stresoheni as për shkarkimin e baterisë sepse mund ta karikoni atë me një fishë usb nga makina gjatë kohës që e përdorni si hot-spot.

Ne kanada eshte e mundur te kapesh nje paln Wi-fi nga marka eFiat Chrysler,nga  të gjithë markat e General Motors, Ford, Lincoln, BMW, Audi Volvo dhe Mercendez-Benz. Kostoja për ta bërë makinën tuaj digjitale varion por në përgjithësi nuk është për përdorues të thjeshtë. Plani 4G LTE i General Motors ofron 15$/muaj i cili lejon 1GB në muaj dhe përfshin shërbimin OnStar Basic për 5 vite. Për ato që duan më shumë GB dhe pëlqejnë të shikojnë video, kostja shkon deri në 70$/muaj dhe përfshin 10GB/muaj. Mund të kuptoni koston e lartë të internetit në krahasim me Shtetet e Bashkuara kur ato paguajnë 20$/muaj për internet pa limit.

Me këto çmime të majme, është më e thjeshtë të perdorni telefonin tuaj për të shpërndarë internet sesa të  shtoni një faturë të kripur.

Lini një Përgjigje