Rivian zbulon disa detaje rreth modeleve të tij më të reja A1T dhe A1C

ardita 0

Rivian Automotive e cila është një kompani e teknologjisë së automobilave, ka arritur të sigurojë 200 milion dollarë financim nga Banka “Standard Chartered” për ndërtimin e një makine elektrike SUV dhe të një makine me karroceri. 

Një nga drejtuesit ekzekutiv të Rivian, RJ Scaringe ka thënë se: “Këto para janë shumë të rëndësishme për kompaninë, pasi tashmë mjetet janë në ndërtim edhe së shpejti do të fillojë dhe testimi i tyre. Kapitali shtesë do të na ndihmojë që të shkojmë më shpejt drejt prodhimit dhe në vitin 2020 ne do të sjellim produktet tona në treg.”

Deri më tani, Rivian nuk ka zbuluar ndonjë foto apo detaje të tjera rreth automjeteve. Makina me karroceri do të quhet A1T, ndërsa makina SUV do të mbajë emrin A1C. Modeli A1T shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra do  ta arrijë për 2.8 sekonda dhe mund të lëvizë pa problem nëpër zona ku ka deri në një metër ujë.

Detajet e tjera janë ende në fazën finale, thuhet se do të kushtojë rreth 50 mijë dollarë. Ka kapacitet prej 80 kwh që i mundëson të udhëtojë 321 kilometra me vetëm një mbushje.

  

This post is also available in: English