Rolls-Royce Cullinan nuk i trembet kodrave të rërës në Dubai (video)

Admin 0

 

Rolls-Royce Cullinan ka bërë një punë tepër të madhe për të mos konisderuar modelin e ardhshëm një fuoristradë ose SUV. Prodhuesi britanik i parapëlqen ta quajë një makinë të lartë për çdo reliev. Gjithashtu mjetit i  është shtuar edhe një vend te pjesën e pasme të makinës, ku mund të ulen dy persona dhe të shijonë pamjen. Mund t’iu duket pak e çuditshme, por kompania e quan “platformë  luksoze dhe të rehatshme”.

Pavarësisht se nuk mund ta imagjinonit kurrë një Cullinan në një terren off-road, ai ia del më së miri në rërë. Kodrat e rërës jashtë Dubait janë bërë një pistë e rregullt për testimin e makinave të ndryshme. Disa nga markat që i kanë provuar janë Range Rover, Bentley dhe së fundmi Lamborghini.

Nuk mendojmë se keni parë më parë një Rolls-Royce në kushte të tilla dhe që t’ia dalë mbanë aq mirë. Siç e shikoni makina britanike jo vetëm që nuk ka probleme, por madje duket sikur është në habitatin e tij natyror.

 

Lini një Përgjigje