Rolls-Royce i blinduar që kushton tre milionë euro, makina më e sigurt me nivel të lart luksi

ardita 0

Të gjithë ata që mund të shpenzojnë shumë para, që të mbrojnë vetën dhe të kenë nivel të lartë luksi dhe rehati shumë të madhe. Atëherë, ta porosisin këtë Rolls-Royce Phantom të blinduar.

Kjo makinë është për 105 centimetra më e gjatë se modeli që ka dalë nga prodhimi, derisa punëtoria gjermane Klassen ka punuar që të jetë shumë më e fuqishme.

Platforma e zgjatur, ka bërë që edhe dyer të zhvendosur dhe të jenë më të mëdha, ndërsa kulmi është shumë i ngritur dhe ofron më shumë hapësirë, teksa është vënë edhe një xham i blinduar që ofron pamje panoramike.

Në këtë veturë, blindimi ka arritur nivelin e nëntë, që nënkupton se mund t’i përballojë të shtënat nga shumica e armëve, si dhe eksplodimet e lehta.

Brendia e këtij Phantom ka mbetur e njëjtë, me motorin V12 që prodhon 563 kuaj fuqi duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për pesë sekonda, megjithëse peshon tre ton.

Klientët e interesuar për Rolls-Royce Phantom të blinduar, duhet të sigurojnë së paku tre milion euro, që është çmimi fillestar, derisa duhet të presin deri në gjashtë muaj derisa të jetë gati.