Rolls-Royce po shfaq problem me numrin e lartë të kërkesave për modelin Cullinan

ardita 0

Kur fuoristrada Rolls-Royce Cullinan u prezantua në treg për herë të parë në fundin e vitit që kaloi, asnjërit nga të pranishmit nuk i shkoi në mendje se kjo fuoristradë do të kishte këtë “boom” kërkesash.

Kjo fuoristradë “e shëmtuar” siç mendojnë disa, e ka shtyrë kompaninë Rolls-Royce që të punojë në 100% e saj për t’ja dalë me kërkesat e shumta. Kompania ka punësuar edhe 200 punëtorë të tjerë dhe i ka të shitura të gjitha makinat që do të prodhohen deri në muajin korrik në fabrikën e Goodwood.

Megjithatë ky ritëm i lartë kërkesash nuk duket se do po vjen drejt uljes dhe kjo po e sforcon kompaninë në sigurimin e të gjithë materialeve për ndërtimin e makinës. Ishte vetë shefi ekzekutiv i Rolls-Royce për Shtetet e Bashkuara, Martin Fritsche, ai që deklaroi se kërkesa e lartë për modelin Cullinan po bën që kompania të has vështirësi në sigurimin e materialeve për të ndërtuar makinën.

Vetëm vitin e kaluar kompania Rolls-Royce kishte një rritje të shitjeve me rreth 20% në tregun global, ndërsa në Shtetet e Bashkuara i cili është tregu më i madh i kësaj kompanie kishte një rritje të shitjeve me rreth 22%.

This post is also available in: English