Rolls-Royce prezanton aeroplanin elektrik, para se të provojë rekordin e shpejtësisë

liridona 0

Me këtë aeroplan që lëvizë me ndihmën e baterive, Rool-Royce po tenton që të arrijë shpejtësinë prej 480 kilometrave në orë

Në fillim të vitit që vjen, Rolls-Royce do të provojë të thyejë rekordin botëror të shpejtësisë, për një aeroplan elektrik

Ky aeroplan i quajtur ACCEL, konsiderohet vetëm fillimi pasi kjo kompani në pronësi të BMË Group, po tenton që të zgjerojë sa më shumë shtrirjen në makinat fluturuese dhe aeroplanët që mbushen me rrymë.

Pakoja e baterive që përmban ky aeroplan, është zhvilluar nga Rolls-Royce dhe përbëhet nga 6,000 qeliza, që minimizon peshën dhe rritë mbrojtjen termale.

Njëherësh, është pakoja e baterisë më e dendur që është krijuar për një aeroplan, që i mundëson të fluturojë për 321 kilometra me një mbushje, aq sa është largësia ajrore nga Parisi për në Londër.

Bateritë do të furnizojnë me energji tre motorë elektrikë boshtorë, që burojnë nga motori elektrik dhe furnizuesi YASA, të gjitha të lidhura me një helikë të vetme.

Gjatë përpjekjeve për të arritur rekord, ky aeroplan do të lëvizë me shpejtësi relativisht të ulët, me rreth 500 kuaj fuqi të kombinuara, por që pritet të arrijë efikasitet deri në 90 për qind.

Kjo është vetëm gjysma e kapacitetit që ka ky aeroplan, që mund të arrijë deri në 1,000 kuaj fuqi, nëse hyn në funksion i tërë sistemi.Të gjitha përgatitjet për fillimin e testimit janë realizuar, derisa pas një kohe të shkurtër do të bëhen edhe përpjekjet për të arritur rekordin që Rolls-Royce e ka në shënjestër.