Rolls-Royce Sweptail, makina më e shtrenjtë që është ndërtuar ndonjëherë me vlerë $13M (Video)

ardita 0

Rolls Royce Sweptail pritet që të jetë makina më e shtrenjtë e ndërtuar ndonjëherë me një vlerë prej 13 milionë dollarë.

Marka britanike e mjeteve luksoze ka prezantuar modelin “Sweptail” në festivalin e “Villa D’Este” në Itali.

Ky model i Rolls Royce do të kushtojë sa katër Bugatti Chiron, që aktualisht është makina më e shtrenjtë në botë.

Rolls-Royce Sweptail është frymëzuar nga makinat luksoze të viteve 1920 dhe jahtet private. Ajo është madhështore dhe e përshtatur për klientë “special”. Është dashur plot 4 vite që ky model të ndërtohet.

Tavani i saj është prej xhami në formë bishti duke ofruar një pamje panoramike fantastike. Kjo është xhami më i madh i ndodhur ndonjëherë në një makinë dhe e lejon makinën të mbulohet nga drita natyrale si dhe ndriçon punimet unike me dore brenda saj.

Lini një Përgjigje