Rolls Royce zbulon ‘suitën private’ që ndodhet në modelin e ri Phantom

ardita 0

Modeli më i ri i markës Rolls Royce, Phantom, do të ofrojë në brendësi të tij një suitë private shumë luksoze.

I shfaqur nga Rolls Royce në “Chengdu Motor Show” këtë javë, Phantom është i pajisur me një xham elektrokromatik mbrapa sediljes së shoferit. Sapo shtypet butoni, menjëherë ky xham ngrihet dhe në bën të mundur që shoferi mos të shohë se çfarë po ndodh pjesën e pasme. Gjithashtu janë të vendosura dhe perde duke ndaluar kështu njerëzit të shohin në brendësi të makinës.

Ashtu si kjo suitë nuk të lejon të shohësh në pjesën e pasme gjithashtu bllokon dhe zhurmat. Një opsion frekuentik ndalon këdo në pjesën e përparme të makinës të përgjojë apo dëgjojë bisedat që ndodhin nga mbrapa, ndërsa një opsion tjetër lejon që pasagjeri nga mbrapa të mund të bashkëbisedojë me shoferin. Shtypja e butonit e lejon pasagjerin të flasë me shoferin ndërsa shoferi në mënyrë që të flasë me pasagjerin duhet ti bëjë një “thirrje” dhe është në dorën e pasagjerit nëse do përgjigjet apo jo.

Përveç kësaj, një hapësirë e madhe e kontrolluar nga pasagjeri mbrapa lejon që dokumentet apo objektet e tjera të kalojnë nga pjesa e përparme e kabinës në pjesën e pasme.

Kjo suitë private gjithashtu ka një sistem të integruar zëri dhe monitorësh të cilët nxjerrin të dhëna nga pjesa e brendshme e makinës ose nga ndonjë telefon i lidhur aty.

This post is also available in: English