Rrugët e bëra me plastikë mund të jenë e ardhmja e infrastrukturës

armir 0

Janë disa rrugë të cilat janë bërë me plastikë të rickluara. Ato bashkohen bashkë si blloqe në mënyrë që copa të ndryshme të cilat mund të dëmtohen të mund të riparohen pa pasur nevojën të prishet e gjithë rruga.

  

Blloqet e plastikës janë bosh nga brenda duke lejuar kështu që të mund të futen kablla, tuba ose materiale të tjera që kanë nevojë të futen nëntokë.

Për tu testuar këto lloj rrugësh, një e tillë u krijua në Hollandë dhe supozohet që kjo rrugë të ketë një jetëgjatësi 3 herë më shumë sesa rrugët normale.

Këto lloj rrugësh janë rezistente dhe mund të përballojnë klima të ndryshme por edhe mjetet tepër të rënda siç janë kamionat e mëdhejn.

This post is also available in: English